Ndërlidhjet

TBILISI


Edhe sot kanë vazhduar luftime të ashpëra në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Oseti Jugore. Në një fjalim në televizionin kombëtarë, presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvilli ka thënë se forcat e Tbilisit tashmë i kanë kapur pikat e larta strategjike në rajonin e Osetisë Jugore."Ne jemi të gatshëm që t'i dorëzojmë kontrollin e pozicioneve të larta kontigjentit paqëruajtës që përbëhet nga tre palë. Ky kontingjent përfshinë mes të tjerash dhe 500 ushtarë të zgjedhur gjeorgjian, natyrisht në përputhje me marrëveshjen e arritur", ka thënë Sakashvilli.
XS
SM
MD
LG