Ndërlidhjet

TBILISI


Rusia dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Gjeorgjisë për tërheqjen e trupave nga republika separatiste e Oshetisë Jugore.
Zëdhënësi i departamentit të Shtetit Adam Ereli, gjithashtu u bëri thirrje të dyja palëve "në bazë të këtij propozimi t'i reduktojnë tensionet dhe procesin politik ta çojnë përpara".
Gjatë javës në Oshetinë Jugore u zhvilluan luftime të ashpra, ku e humbën jetën 12 ushtarë të Gjeorgjisë dhe një numër civilësh.
XS
SM
MD
LG