Ndërlidhjet

BAGHDAD


Vazhdojnë të jenë kontradiktore raportet për zhvillimet rreth Xhamisë së Imam Aliut në Najaf, e cila dy javët e shkuara ishte e pushtuar nga milicia e klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Më parë, al-Sadr ua ofroi kontrollin e xhamisë autoriteteve më të larta shiite, por më pas policia dhe dëshmitarët thanë se forcat irakiene të sigurisë kishin hyrë në xhami, të cilën milicia e al-Sadrit e kishte braktisur.
Ministria e Brendshme e Irakut gjithashtu e konfirmoi dorëzimin, dhe tha se rreth 500 veta me armatim të lehtë ishin dorëzuar brenda tempullit.
Marincat amerikanë thanë se informatën nuk kanë mundur ta verifikojnë, por një bashkëpunëtor i al-Sadrit më vonë mohoi se policia irakiene e kontrollon xhaminë, duke thënë se milicia e al-Sadrit do të luftojë nëse policia përpiqet ta pushtojë tempullin.
Ndërkohë, raportohet për luftime të reja mes trupave amerikane dhe milicisë së al-Sadrit në afërsi të xhamisë.
Ministria irakiene e Shëndetësisë tha se të paktën 77 irakienë janë vrarë dhe mbi 70 janë plagosur në 24 orët e kaluara në Najaf.
XS
SM
MD
LG