Ndërlidhjet

UASHINGTON


Prokurori i Përgjithshëm amerikan John Ashcroft tha se janë arrestuar dy pjesëtarë të dyshuar të lëvizjes militante palestineze Hamas në Shtetet e Bashkuara.
Ashcroft tha se ata akuzohen për udhëheqjen e rekrutimit dhe financimit të një celule në Shtetet e Bashkuara.
Mohamed Salah u arrestua në Chicago ndërsa Abdelhaleem Ashqar në zonën e Uashingtonit.
"Individët në fjalë akuzohen se kanë luajtur rol qenësor në financimin dhe mbështetjen e terrorizmit ndërkombëtar. Ata akuzohen për mbështetjen materiale të organizatës së huaj terroriste, duke shfrytëzuar liritë e shoqërisë së hapur për ndërmarrjen dhe financimin e akteve të terrorit", tha Ashcroft.
Departamenti i Shtetit e ka futur Hamasin në listën e organizatave terroriste në vitin 1997.
XS
SM
MD
LG