Ndërlidhjet

logo-print

NAJAF


Luftëtarët e klerikut radikal shiitë Moqtada al-Sadr vazhdojnë ta mbajnë nën kontroll tempullin e shenjtë të Imam Aliut në Najaf. Përkundër luftimeve të ashpra gjatë javës së kaluar, Najafi sot duket të jetë më i qetë. Në xhaminë e qytetit Kufa, ku al-Sadr ka udhëhequr lutjet, është raportuar të ketë pasur përleshje të armatosura ndërmjet forcave të Shteteve të Bashkuara dhe forcave të armatosura.
Nga ana tjerër, edhe gjatë ditës së sotme Iraku nuk ishte i qetë nga sulme të shumta. Nga një shpërthim në afërsi të Bagdadit mbetën të vrarë 3 ushtarë amerikanë ndërkaq 5 të tjerë janë plagosur. Në Nasiriya, të paktën tre policë irakienë u vranë kur një raketë goditi stacionin e policisë. Ndërkaq në një shpërthim tjetër ndaj konvojit polak një ushtarë është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG