Ndërlidhjet

logo-print

SUDAN


Qeveria sudaneze ka nënshkruar sot një marrëveshje me agjencinë e migrimit pranë Kombeve të Bashkuara, me të cilën rreth 1milion banorëve, të shpërngulur 18 muaj më parë nga rajoni i Darfurit, u sigurohet e drejta për tu kthyer në shtëpitë e tyre. Kthimi, do të ndodh vetëm atëherë kur banorët e shohin se janë krijuar kushtet për jetë normale në atë rajon. Gjatë luftimeve në Darfur më shumë se 30 mijë veta janë vrarë.
Kombet e Bashkuara e kanë kërcënuar me sanksione Sudanin nëse në një afat të caktuar nuk i ndërprenë luftimet në këtë pjesë dhe rikthen banorët në shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG