Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministria e brendshme irakiene ka bërë të ditur se 40 veta janë vrarë gjatë sulmeve të djeshme në luftimet që u zhvilluan në afërsi të Naxhafit.
Në një shpërthim tjetër me automobilë-bombë, që ndodhi sot pranë konvojit që barte zyrtarë lokal irakien në veri të Bagdadit, u vranë së paku dy ndërkaq tetë të tjerë u plagosën. Nga ana tjetër, forcat e Shteteve të Bashkuara njoftojnë se prej mbrëmë kanë filluar sulme të reja ndaj militantëve të klerikut radikal shiitë Moqtada al-Sadr në Najaf.
Deri më tani forcat amerikane nuk kanë komentuar më shumë rreth këtyre sulmeve vetëm se operacionet në Najaf janë duke vazhduar. Nga ana tjetër përkrahësit e klerikut radikal shiitë,al-Sadr vazhdojnë ta mbajnë nën kontroll tempullin e Imam Aliut.
XS
SM
MD
LG