Ndërlidhjet

logo-print

KRAUFORD - TEKSAS


Presidenti amerikan, George Bush, ka dënuar reklamat televizive në të cilat sulmohen kandidati presidencial demokrat John Kerry, por dhe ato ku sulmohet vetë Bush.
Bush ka kërkuar t'i jepet fund përpjekjeve politike të kësaj natyre.
"Mendoj se senatori Kerry i ka shërbyer vendit në mënyrë të admirueshme dhe ai duhet të jetë krenar për të shkuarën e tij. Por cështja në rastin e zgjedhjeve shtrohet se kush është më i aftë në drejtimin e vendit në luftën kundër terrorizmit, kush mund të trajtojë si duhet përgjegjësitë që dalin nga të qënit komandant i forcave të armatosura dhe njëherësh kush ka vizion më të qartë për rreziqet me të cilat përballet ky vend" tha Bush.
Më tej presidenti Bush ka dënuar cdo lidhje me grupin kundër Kerry-it, që është autor i reklamës në fjalë.
XS
SM
MD
LG