Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


Autoritetet në Mal të Zi nga muaji i ardhshëm do të fillojnë zyrtarisht fushatën për referendum që synon shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia dhe krijimin e një shteti të pavarur.
Fushata do të drejtohet nga ambasadori i Serbisë e Malit të Zi në Romë, Branko Lukovac.
Kryeministri malazez, Milo Gjukanovic, ka bërë të ditur se zyrtarët e Beogradit dhe Podgoricës do takohen së shpejti për të diskutuar këtë cështje.
Ndërkaq Ferhat Dinosha, kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi ka deklaruar se "zgjidhja më demokratike për stabilizimin e situatës në Ballkan do të jetë mbajtja e referendumeve paralelisht në Mal të Zi dhe në Kosovë".
XS
SM
MD
LG