Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria dhe UNMIK-u nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar rreth propozimit të liderit të Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçit rreth krijimit të një ministrie të re për implementimin e standardeve. Zyrtarë të UNMIK-ut kanë thënë se ky propozim do të shqyrtohet, por tash për tash nuk ka ndonjë qëndrim të caktuar. Ndërkaq, këshilltari politik i qeverisë Behxhet Haliti i tha Radios Evropa e Lirë se në qeveri është marrë vendim që të mos komentohen propozimet apo deklaratat e liderëve partiakë dhe bartësve të listave në prag të fushatës parazgjedhore. Nga ana tjetër kreu i Koalicionti Serb Kthimi Dragisha Kërstoviq, thotë se nuk ka nevojë të krijohet Ministria për Implementimin e Standaradve, sepse standardet duhet të përmbushen nga të gjitha subjektet politike dhe institucionet. “Nëse nisemi nga kjo logjikë, atëherë do të duhej të krijojmë edhe shumë ministri të reja, për gjëra tjera si për decentralizimin etj. Kështu që përmbushja e standardeve është obligim i të gjithëve dhe subjektet politike në bazë të dokumentit për implementimin e stdandardave i dijnë detyrat e tyre.Në këtë rast do t’ua heqim përgjegjësitë atyre që do të duhej t’i përmbushin standardet duke i vënë ato vetëm mbi ministrin", tha Kërstoviq.
XS
SM
MD
LG