Ndërlidhjet

NAJAF


Agjencitë e lajmeve raportojnë se pjesëtarë të Gardës Kombëtarë Irakiene janë pozicionuar së bashku me forcat amerikane afër tempullit të Imam Aliut në Najaf, prej nga militantët shiitë janë duke luftuar me forcat e Shteteve të Bashkuara për disa javë rresht.
Me herët, ministri irakien i Mbrojtjes Hazim al-Shaalan, ka thënë se "orët vendimtare janë afër", me qëllim të përfundimit të kryengritjes.
Megjithatë luftimet ndërmjet forcave amerikane dhe militantëve shiitë në Najaf po vazhdojnë edhe sot.
Ndërkaq në Bagdad në dy sulme të ndara pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se dhjetë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG