Ndërlidhjet

logo-print

NAJAF


Agjencitë e lajmeve raportojnë se forcat e Shteteve të Bashkuara së bashku me ato irakiane kanë zhvilluar sot luftime të ashpëra me militantët e klerikut radikal shiitë Moqtada al-Sadr të pozicionuar në Tempullin e Imam Aliu në Najaf.
Forcat Irakiane janë pozicionuar rreth 400 metra afër tempullit, pasi që qeveria irakiane i ka bërë thirrje kryengritësve se nëse nuk dorëzohen do të vriten.
Me herët, ministri irakien i Mbrojtjes Hazim al-Shaalan, ka thënë se "orët vendimtare janë afër", me qëllim të përfundimit të kryengritjes.
Një bashkëpuntorë i afërt i klerikut radikal al-Sadr ka deklaruar ndërkaq se janë të gatshëm të bisedojnë me qëllim të përfundimit të luftimeve.
Ndërkaq në Bagdad në dy sulme të ndara pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se dhjetë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG