Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


"Nuk mund të ketë ekonomi funksionale dhe siguri në Mitrovicë, përderisa ky qytet vazhdon të jetë i ndarë", ka thënë sot në Mitrovicë, shefi i ri i UNMIK-ut Soren Jesen Pettersen, duke e cilësuar Mitrovicën njërin nga prioritetet e larta të punës së tij në Kosovë. Petersen, i cili për herë të parë ka vizituar këtë qytet në këtë funksion, ka vizituar sot fshatin Frashër, për të parë dinamikën e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara gjatë trazirave të marsit, pastaj ka takuar disa OJQ në pjesën jugore dhe është takuar me zyrtarë komunalë serbë në pjesën veriore.
XS
SM
MD
LG