Ndërlidhjet

MOSKË


Kryeprokurori rus tha se ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të dy aeroplanëve rus gjatë natës së mbrëmshme, me ç'rast humbën jetën 89 udhëtarë.
Vladimir Ustinov i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin se hetuesit janë duke i konsideruar të gjitha mundësitë që shkaktuan rrëzimin e aeroplanëve gati në të njejtën kohë.
"Jemi duke i marrë në konsiderim disa shkaqe të rrëzimit, përfshier aktet terroriste, problemet teknike apo faktorin njeri. Nuk e përjashtojmë asnjë mundësi", tha Ustinov.
XS
SM
MD
LG