Ndërlidhjet

KUFA


Agjencitë e lajmeve raportojnë se një person i armatosur ka vrarë dy dhe ka plagosur disa protestues në Kufa, në verilindje të Najafit, ku janë mbajtur protesta për mbështjetjen e klerikut radikal Moqtada al-Sadr.
Po sot, në Irak është kthyer kleriku më me ndikim shiit, Ajatollah Ali al-Sistani, i cili për dy javë ishte në Londër për shkaqe shëndetësore. Besohet se al-Sistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës në Najaf.
Ndërkohë trupat e koalicionit i janë afruar xhamisë së Imam Aliut, duke rrethuar plotësisht vendin e shenjtë. Qeveria e përkohëshme irakiane i ka ftuar militantët, që ta lirojnë tempullin dhe të dorëzohen, në të kundërtën do të përballen me sulme të shumta nga forcat irakiene.
XS
SM
MD
LG