Ndërlidhjet

NAJAF


Kleriku më me ndikim shiitë Ajatollah Ali-al Sistani ka arritur sot në Najaf, me një plan për përfundimin e konfliktit disa javësh në këtë qytet mes forcave amerikane dhe militantëve shiitë.
Kryeministri irakian, Ijad Allaui, ka urdhëruar sot forcat e tij të mbikëqyrin armëpushimin 24-orësh në Najaf, i cili është arritur më qëllim që t'i lihet hapësirë bisedimeve për t'i dhënë fund paqësisht kryengritjes së klerikut radikal, Moktada al-Sadër.
Ndërkohë, përkrahësit e klerikut radikal shiit al-Sadr janë sulmuar sot derisa po marshonin nga qyteti Kufa në drejtim të Najafit. Ky incident ndodhi pak kohë pas sulmit me predha në xhaminë kryesore në Kufa. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 74 veta u vranë dhe rreth 400 u plagosën.
Në një sulm tjetër me mortajë në Bagdad është vrarë një ushtar amerikan.
XS
SM
MD
LG