Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtarë rusë thanë se "informatat e nxjerra nga inçizimet e fluturimeve të dy aeroplanëve që u rrëzuan në jug të vendit, nuk ofrojnë të dhëna të besueshme për fatkeqësinë".
Vladimir Yakovlel, i dërguari i presidentit Putin, tha se "materiali i inçizuar nuk i tregon informatat në të cilat kemi shpresuar ti gjejmë.Inçizmet e fluturimeve të aeroplanëve që u rrëzuan në rajonet Tula dhe Rostov, të nxjerrura mbrëmë nuk i tregojnë shkaqet e rrëzimit. Inçizimi është ndërprerë menjëherë, kështu që nuk kemi pasur mundësi të nxjerrin ndonjë të dhënë. Sigurisht se kjo është një nga arsyet kryesore që na bënë të besojnë se diçka ka ndodhur shumë shpejtë sa që as ekipi nuk ka pasur kohë të jap alarmin e emergjencës", tha Yakovlev.
Kryeprokurori i Rusisë, Vladimir Ustinov nuk e ka përjashtuar mundësinë që këto incidente të jenë shkaktuar nga ndonjë sulm terrorist.
Ndërkohë, Rusia ka shpallur sot ditë zie në nder të 89 viktimave nga kjo fatkeqësi.
XS
SM
MD
LG