Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka thënë se ai e ka lexuar tashmë planin e Unionit Serbi-Mali i Zi për decentralizimin në Kosovë.
"Së pari kam lexuar planin e propozuar nga Unioni Serbi-Mali i Zi, kurse e dyta nuk do të shkoj në Beograd të negocioj por të dëgjojë dhe të bisedojë", tha Petersen duke iu përgjigjur disa shkrimeve në media të ndryshme. Petersen tha po ashtu se "plani është shqyrtuar dhe elementet që mund të jenë të pranueshme, do të vlerësohen në kuadër të procesit tashmë të filluar të zbatimit të reformave në vetqeverisjen lokale në Kosovë, përmes një dokumenti të miratuar nga UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës.
Kreu i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka ftuar sërish serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit. Gjatë një interviste për një televizion lokal të serbëve në veri të Mitrovicës, Petersen tha se "ata që flasin për bojkotim të zgjedhjeve e dijnë mirë se qfarë mund të humb komuniteti serb me një qëndrim të tillë".
XS
SM
MD
LG