Ndërlidhjet

PRISHTINË


"SHBA-të nuk kanë ndonjë plan për reduktimin e trupave nga Kosova, ndërkohë që shërbimet e kundërzbulimit të KFOR-it nuk kanë sinjal se mund të ketë trazira në Kosovë", tha komandanti i forcave amerikane të KFOR-it, gjenerali Rick Erlandson, që në konferencën e sotme shoqërohej nga gjenerali Tod Carmony që ta zëvendësojë atë.
Gjenerali Camony i cili me 31 gusht merr komandën mbi forcat Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes, tha se "pavarsisht nga ndërrimi i komandës, përkushtimi mbetet i njejtë. E kuptojmë rëndësinë e këtij misioni që po fillojmë, ndërsa përkushtimi i Amerikës dhe i ushtarëve këtu mbetet i fortë dhe i palëkundshëm".
XS
SM
MD
LG