Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Kreu i ministrisë ruse të Transportit Igor Levitin tha se
"njëri nga aeroplanët ka dhënë sinjal para se të rrëzohej". Levitin, udhëheqës i komisionin që po heton shkaqet e rrëzimit të dy aeroplanëve rusë, shtoi se "ende nuk ka asgjë konkrete në gjetjen e shkaqeve të fatkeqësisë.
Ekipi ka ndezur alarmin, mirpo nuk ka pasur konfirmim. Ne do të hetojmë të gjitha shkaqet, se si erdhi deri te fatkeqësia, mirëpo sot nuk mund të themi asgjë konkrete rreth asaj se si ndodhi. Jemi duke i marrë në konsiderim të gjitha shkaqet", tha Igor Levitin.
Zyrtarë rusë thanë se "informatat e nxjerra nga inçizimet e fluturimeve të dy aeroplanëve që u rrëzuan në jug të vendit, nuk ofrojnë të dhëna të besueshme për fatkeqësinë".
Ndërkohë, Rusia po mban sot ditë zie në nder të 89 viktimave nga kjo fatkeqësi.
XS
SM
MD
LG