Ndërlidhjet

BAGDAD


Kleriku radikal shiit Moqtada al-Sadr e ka urdhëruar milicinë e tij të largohet nga tempulli i shenjtë shiit në Najaf, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për dhënien fund të dhunës tre javëshe në këtë qytet.
Raportohet se disa militantë besnikë të al-Sadrit kanë filluar t'i dorëzojnë armët dhe uniformat t'i ndërrojnë me rroba civile.
Sot mijëra irakienë e vërshuan tempullin e shenjtë, pasi u lejuan të hyjnë nga luftëtarët e klerikut radikal.
Dje, krye kleriku shiit, Ajatollah Ali al-Sistani e bindi al-Sadrin ta pranojë marrëveshjen dhe t'i japë fund kryengritjes në Najaf, që la dhjetëra të vrarë.
Plani parasheh që milicia e al-Sadrit të largohet nga Xhamia e Imam Aliut, forcat amerikane të tërhiqen nga qyteti, ndërsa për sigurinë të kujdeset policia irakiene.
Qeveria irakiene e mirëpriti planin dhe tha se nuk do ta arrestojë al-Sadrin.
Ndërkohë, nga Mosuli raportohet për shpërthimin e një automjeti, që ka plagosur të paktën 10 civilë irakienë dhe një ushtar amerikan.
Në të tjera zhvillime policia irakene ka liruar shefin e zyrës për Irakun të agjencisë së lajmeve të Iranit.
XS
SM
MD
LG