Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Gazeta amerikane New York Times ka raportuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, për herë të parë ka bërë me dije se nuk i kishte përllogaritur mirë rrethanat e pas luftës në Irak.
Në intervistën që botohet në numrin e sotëm, gazeta e citon presidentin amerikan Bush të ketë thënë se ka bërë "llogaritje të gabuara për rrethanat që do të mund të krijoheshin" pas luftës.
Bush megjithatë ka insistuar se kryengritja ka qenë produkt anësor i "fitores së lehtë" ndaj ushtrisë së Saddam Husseinit. Ai ka shtuar se forcat e Saddamit u fshehën nëpër qytetet irakiene, ku e ndërmorrën kryengritjen më shpejtë se ç'mund ta paramendonin amerikanët.
XS
SM
MD
LG