Ndërlidhjet

BAGDAD


Guerrilet irakiane kanë sulmuar disa herë gjatë ditës me granata trupat amerikane në Bagdad, duke plagosur 12 ushtarë. Katër persona janë arrestuar për përfshirje në këto sulme, derisa sulmet kanë vazhduar në një kohëzgjatje prej tre orësh.
Forcat amerikane kanë kapur sasi të mëdha armatimi në al-Hasuah, 40 kilometra larg Bagdadit.
Lidhur me zhvillimet në Naxhaf militantët e al-Sadrit janë larguar nga xhamia e Imam Aliut, e cila tani gjendet nën kontrollin e të dërguarve të Ajatullah Ali Sistanit, pas marrëveshjes së arritur dje.
Plani parasheh që milicia e al-Sadrit të largohet nga Xhamia e Imam Aliut, forcat amerikane të tërhiqen nga qyteti, ndërsa për sigurinë të kujdeset policia irakiene.
Qeveria irakiene e mirëpriti planin dhe tha se nuk do ta arrestojë al-Sadrin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka përshëndetur marrëveshjen e Naxhafit, duke theksuar se "qeveria vendore po dëshmon aftësi në udhëheqje".
XS
SM
MD
LG