Ndërlidhjet

BRUKSEL


Rrëzimi i dy aeroplanëve rusë të martën e kaluar, që sipas informacioneve të deritanishme duket të jetë sulm terrorist, është dënuar nga NATO-ja.
Kreu i Aleancës Veri-Atlantike, Jaap de Hoop Scheffer, tha se "dënon me forcë aktet barbare të terrorizmit". Deklarata e Scheffer erdhi pas informacioneve të bëra publike nga hetuesit rusë se kanë zbuluar gjurmë të eksplozivit në mbeturinat e njërit nga dy aeroplanët.
Materiali është identifikuar si Hexogen, material i njëjtë me materialin, për të cilin autoritetet ruse pohuan se është përdorur në sulmet e banesave në vitin 1999, që lanë rreth 200 të vrarë.
XS
SM
MD
LG