Ndërlidhjet

MOSKË


"Dy aeroplanët rusë që u rrëzuan në fillim të javës kanë qenë cak i sulmeve terroriste", kanë deklaruar zyrtarë rusë të sigurisë, për të shtuar se "në dy aeroplanët është gjetur sasi e eksplozivit".
Autoretitet ruse po hetojnë identitetin e dy udhëtareve femra, një nga të cilat ishte banuese në Çeçeni.
Në Rusi njëherësh janë shtuar masa të reja sigurie për pasagjerët në fluturimet civile.
Nga kjo fatkeqësi humbën jetën 89 persona.
Më herët, një grup i militantëve islamikë, nëpërmjet një komunikate të lëshuar në internet, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, si shenjë hakmarrjeje për atë që po ndodh në Çeçeni. Mirpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.
XS
SM
MD
LG