Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


"Dy aeroplanët rusë që u rrëzuan në fillim të javës kanë qenë cak i sulmeve terroriste", kanë deklaruar zyrtarë rusë të sigurisë, për të shtuar se "në dy aeroplanët është gjetur sasi e eksplozivit".
Sergei Ignatchenko nga Shërbimi Federal i Sigurisë tha se substanca të njejta janë gjetur në të dy aeroplanët. Aeroplanët rusë u rrëzuan gati në të njejtën kohë në jug të Moskës.
Autoritetet e sigurisë po hetojnë identitetin e dy udhëtareve femra, një nga të cilat ishte banuese në Çeçeni.
Nga kjo fatkeqësi humbën jetën 89 persona.
Më herët, një grup i militantëve islamikë, nëpërmjet një komunikate të lëshuar në internet, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, si shenjë hakmarrjeje për atë që po ndodh në Çeçeni. Mirpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.
XS
SM
MD
LG