Ndërlidhjet

NAJAF


Agjencitë e lajmeve raportojnë për përleshje të reja në Irak, në kohën kur në Naxhaf është stabilizuar situata pas përfundimit të luftimeve që zgjatën 3 javë në mes të forcave amerikane dhe kryengritësve të klerikut radikal Moqada al-Sadr. Sipas zyrtarëve të ministrisë së shëndetësisë 10 veta kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë plagosur gjatë përleshjeve të militantëve shiitë me forcat amerikane në Sadër afër Bagdadit. Kerim al-Bikhasi, udhëheqës fisnor i qytetit Sadër tha se bisedimet me qëllim të zgjidhjes së krizës në këtë qytet janë duke vazhduar. "Ne i përfaqësojmë njerzit e shtypur, që e duan paqen, sigurinë dhe demokracinë të cilën na premtuan Shtetet e Bashkuara. Kemi biseduar me palën amerikane dhe atë të qeverisë së Irakut dhe jemi dakorduar për përfundimin e luftimeve ndërmjet dy palëve, si dhe të ndalohen të gjitha patrullat e amerikanëve apo hyrja e forcave të tyre në qytetin e Sadrit", tha Kerim.
Ndërkohë, një delegacion i Bashkimit Evropian i udhëhequr nga ministri i Jashtëm holandez Ben Bot ka udhëtuar sot në Irak për të biseduar me përfaqësues të qeverisë, se si 25 vendet anëtare të BE-së mund të ndihmojnë në rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG