Ndërlidhjet

SHKUP


Zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me të ardhmen e Maqedonisë", ka deklaruar për radion "Evropa e Lirë" presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski.
"Ne si shtet e përkrahim qasjen 'standardet para statusit'. Sa i përket statusit përfundimtar të Kosovës, është ndoshta në interes të Prishtinës dhe Beogradit, por nëse Kosova do të jetë demokratike me sundimin e ligjit, është interes shumë më i madh për ne që jemi në fqinjësi të drejtëpërdrejtë me Kosovën", tha Cërvenkovski.
Ai gjithashtu e ka mbështetur referendumin e paralajmëruar kundër organizimit të ri territorial të Maqedonisë.
"As Maqedonia do të ndahet siç pretendon njëra palë nëse referendumi rezulton pa sukses, dhe as që Maqedonia do të hyjë në luftë qytetare nëse referendumi përfundon me sukses", ka vlerësuar presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski në një intervistë për radion "Evropa e Lirë".
XS
SM
MD
LG