Ndërlidhjet

BAGDAD


Liderët fisnorë të shiitëve në lagjen Sadr të Bagdadit janë takuar me zyrtarët e policisë irakiene dhe të ushtrisë amerikane për të diskutuar rivendosjen e paqes, një ditë pas përleshjeve që lanë 10 të vrarë.
"Ne i përfaqësojmë të shtypurit që e duan paqen, sigurinë dhe demokracinë, të cilën na premtuan Shtetet e Bashkuara. Biseduam me palën amerikane dhe të qeverisë së Irakut. U dakorduam t'u jepet fund luftimeve, si dhe të ndalohen të gjitha patrullimet e amerikanëve apo hyrja e forcave të tyre në qytetin e Sadrit", tha njëri nga liderët fisnorë shiitë, Karim Al-Bikhasi.
Por koloneli amerikan Jim Hutton tha se nuk është arritur marrëveshje armëpushimi.
Në veri të Irakut, trupat amerikane qëlluan për vdekje dy sulmues, të cilët hapën zjarr ndaj patrullës së tyre në perëndim të Mosulit, kurse gjatë shkëmbim-zjarrit janë plagosur dhjetëra civilë irakienë.
XS
SM
MD
LG