Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq sot e filloi mbrojtjen e tij në Tribunalin për Krime të Luftës, ku akozohet për gjenocid, krime kundër njerzimit dhe krime të luftës në luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
"Akuzat kundër meje janë të paskrupullta, gënjeshtra të manipuluara, gjymtim i ligjit, disfatë e moralit dhe shtrembërim i papërgjegjshëm i historisë. Gjithqka është përmbysur që të mbrohen përgjegjësit e vërteta për ngjarjet tragjike", tha Millosheviqi, i cili ka shprehur dëshirën të ftojë 1 mijë dëshmitarë, përfshirë kryeministrin britanik Tony Blair, dhe ish presidentin amerikan Bill Clinton.
Zëdhënësi i Tribunalit, Jim Landale duke folur rreth mundësisë për caktimin e avokatëve për Millosheviqin tha se për këtë çështje do të vendosë trupi gjykues.
Për ta paraqitur mbrojtjen Tribunali i ka dhënë Millosheviqit 150 ditë pune.
XS
SM
MD
LG