Ndërlidhjet

BERLIN


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen sërish ka ftuar sot serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit. Petersen këtë thirrje e bëri gjatë takimit të Grupit të Kontaktit për Kosovën që është mbajtur në nivel të funksionarëve të ministrive të punëve të Jashtme të vendeve anëtare. Më pas kreu i UNMIK-ut është takuar edhe me zyrtarë të ministrisë së punëve të Jashtme të Gjermanisë. Pas takimit, ata ftuan serbët e Kosovës që mos ta lëshojnë rastin për tu inkuadruar në jetën politike në Kosovë, të cilën ua mundësojnë zgjedhjet e tetorit. Sipas zyrtarëve të ministrisë në Berlin, bisedimet me Petersenin janë përqëndruar në situatën aktuale në Kosovë përpara zgjedhjeve parlamentare, si dhe për çështjen e standardeve, të cilat i ka përcaktuar Bashkësia nderkombëtare, e që kanë të bëjnë me zhvillimin e demokracisë të shtetit ligjorë dhe të reformave ekonomike.
XS
SM
MD
LG