Ndërlidhjet

BAGDAD


Një grup i militantëve islamikë ka njoftuar sot për ekzekutimin e 12 shtetasve të Nepalit që mbaheshin peng në Irak. Ndërkohë që dy gazetarët francezë vazhdojnë të mbahen peng nga militantët në Irak. Presidenti francez Jasques Chirac ka ftuar sërish sot militantët që të lirojnë gazetarët e rrëmbyer.
Militantët i kanë dhënë një afat shtesë Francës prej 24 orësh për ta shfuqizuar ligjin mbi ndalimin e mbajtjes së shamive në shkollat publike të Francës.
XS
SM
MD
LG