Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Ato që u kundërvihen përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve kosovare për të ndërtuar një Kosovë paqësore, nuk do të kenë asnjë gjasë". Me këtë konstatim e ka filluar detyrën e tij të re si komandant i forcave paqëruajtëse në Kosovë, gjenerali francez Yves de Kermabon, në ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të komandës mbi forcat e KFOR-it.
Ndryshe, komandanti i ri i KFOR-it vitin e kaluar ka qenë komandant i brigadës shumëkombëshe të veriut që kontrollohet nga kontigjenti francez. Komandën mbi forcat paqëruajtëse gjenerali francez e ka marrë nga homologu i tij gjerman Holger Kammerhof i cili që prej 3 tetorit të vitit të kaluar ka qenë në krye të forcave të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG