Ndërlidhjet

MOSKË


Rreth 130 nxënës, disa prindër të tyre dhe mësues vazhdojnë të mbahen peng nga një grup i armatosur në Jug të Rusisë. Shërbimet ruse të sigurisë kanë njoftuar se janë duke i vazhduar negociatat me anëtarët e këtij grupi për mundësitë e lirimit të pengjeve.
Më herët zyrtari lokalë Ruslan Ajamov ka përgënjeshtruar raportet e disa mediave se rrëmbyesit kanë liruara disa nxënës nga shkolla në Belsan.
"Lufta me armikun e padukshëm është duke u zhvilluar në Rusi", tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov duke folur rreth sulmeve të fundit në këtë vend.
"Në esencë, Rusisë i është shpallur luftë. Duket se është një mënyrë tjetër e luftimit, pa vijë të frontit. Megjithatë kërcënimi është i vërtet, një gjë të tilë do ta shihni", tha Ivanov.
XS
SM
MD
LG