Ndërlidhjet

DUBAI


Televizioni arab Al-Jazeera ka raportuar se militantët islamikë në Irak kanë vrarë tre shtetas turqë që mbaheshin peng, duke mos dhënë detaje të tjera. Policia irakiane ka deklaruar ndërkaq se ka gjetur tre trupa të pajetë në afërsi të qytetit Samara. Deri tani rrëmbyesit në Irak kanë vrarë më shumë se 25 pengje. Ndërkohë janë duke vazhduar bisedimet në mes të dërguarve francez dhe klerikëve myslimanë në Irak për lirimin e dy gazetarëve francez që po mbahen peng në këtë vend.
XS
SM
MD
LG