Ndërlidhjet

HAGË


Sllobodan Millosheviqi tha se do të bëjë ankesë ndaj vendimit të Tribunalit për Krime Lufte, të cilët i kanë imponuar dy avokatë mbrojtës.
Kryetari i trupit gjykues Patrick Robinson tha sot se
"ish presidenti Millosheviq nuk është në gjendje të mirë shëndetësore që të vazhdojë të vetë mbrohet".
"Shqetësimi gjykatores është bazuar në raportet mjekësore, ekziston rreziku që gjykimi të zgjatë një kohë të paarsyeshme apo të mos mund të përfundojë nëse i akuzuari vazhdon të përfaqësohet vetë",tha Robinson.
Millosheviqi, akuzohet për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerzimit gjatë luftërave në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG