Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka pranuar zyrtarisht nominimin nga Partia Republikane edhe për një mandat të dytë në këtë postë.
Bush, në ditën e katërt dhe njëherësh të fundit të Konventës Kombëtare të Republikanëve, u zotua se do të punojë për krijimin e një bote më të sigurtë, duke shtuar se nuk do të lëshojë pe, sa i përket mbrojtjes së Amerikës. Georg Bush sërish mbrojti vendimin për ndërhyrje në Irak.
"Ne e kemi ditur agresivitetin e Sadam Hyseinit dhe përkrahjen e tij ndaj terrorit. E kemi ditur edhe historinë e tij të gjatë të përndjekjeve, madje edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Dhe ne e dijmë se 11 shtatori kërkon nga vendi ynë të mendojë ndryshe. Ne duhet, dhe do të konfrontohemi me kërcënimet ndaj Amerikës para se të bëhet vonë", tha Bush.
Ai shtoi se SHBA-të kanë obligim të angazhohen për shoqëri të hapura në Lindjen e Mesme. "Besoj që Amerika është ftuar të udhëheqë çështjen e lirisë në shekullin e ri. Besoj se miliona veta në Lindjen e Mesme luten në heshtje për liri. Unë besoj në këtë çështje sepse liria nuk është dhuratë e Amerikës për botën, por është dhuratë e Zotit të gjithëfuqishëm për çdo njeri në këtë botë. Ndërkaq, misioni ynë në Irak, dhe Afganistan është i qartë-ne do të ndihmojmë liderët e ri për të ushtruar armatat e tyre dhe të lëvizin drejtë zgjedhjeve, stabilitetit dhe demokracisë", tha presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush.
XS
SM
MD
LG