Ndërlidhjet

SHKUP


Kuvendi i Maqedonisë e caktoi 7 nëntorin si datë për mbajtjen e referendumin mbi ligjin e kontestuar për decentralizimin, i cili shqiptarëve u jep më shumë pushtet.
Kritikët thonë se ligji e ndan Maqedoninë përgjatë vijave etnike.
Ligji u mundëson shqiptarëve kontrollin e 16 komunave, ku ata e përbëjnë shumicën, dhe është pjesa kyçe e Marrëveshjes Kornizë, që i dha fund konfliktit të vitit 2001.
Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se zbatimi i plotë i Marrëveshjes, është krucial për kërkesën e Maqedonisë për anëtarësim në BE, të cilën ky vend e dorëzoi në mars të këtij viti.
XS
SM
MD
LG