Ndërlidhjet

BESLAN


Të paktën 100 njerëz janë vrarë dhe mbi 600 janë hospitalizuar në jug të Rusisë pas krizës së pengjve, e cila kulminoi me shpërthime, shkëmbim-zjarri dhe vërsulje të forcave speciale.
Në Mbrëmje, zyrtarët e sigurisë thanë se në shkollën në Osetinë Veriore kanë mbetur edhe disa militantë të armatosur, të cilët mbajnë pengj "disa" fëmijë.
Raportet për zhvillimin e ngjarjeve pas ndërhyrjes së forcave ruse të sigurisë ishin kontradiktore.
Kreu rajonal i forcave të sigurisë Valery Andreyev, tha se qeveria nuk e nxiti betejën.
"Dua të theksoj se ne nuk kishim planifikuar kurrfarë aksioni të armatosur. Ne pritnim të vazhdojnë negociatat për lirimin e pengjve", tha Andreyev.
Militantët i mbanin pengj qindra njerëzit prej të mërkurës.
Presidenti i Osetisë Veriore tha se peng-marrësit kishin kërkar që trupat ruse të largohen nga republika fqinje e Çeçenisë.
Andreyev ndërkaq tha se shkollën e kishin pushtuar 20 militantë, 10 nga të cilët ishin arabë.
XS
SM
MD
LG