Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti George Bush zyrtarisht e pranoi nominimin për mandatin e dytë presidencial.
Në fjalimin në Konventën e Partisë Republikane në Nju Jork, Bushi i mbrojti 4 vitet e para të mandatit.
Ai u zotua të krijojë botë më të sigurtë dhe tha se "asnjëherë nuk do të zbutet në mbrojtjen e Amerikës, pavarësisht nga çmimi".
George Bush sugjeroi se vota për sfiduesin demokrat John Kerry do të ishte votë për të panjohurën.
Taborri i Kerryt tha se "fjalimi 40 minutësh, nuk mund t'i përmirësojë 4 vitet e dështimit".
Para ndërtesës ku mbahej konventa, mijëra protestues demonstruan qetë.
XS
SM
MD
LG