Ndërlidhjet

MONPELIE


Saddam Husseini duhet të gjykohet "jashtë Irakut", deklaroi kryeprokurorja e Tribunalit për Krime të Luftës Carla del Ponte, duke e krahasuar gjykimin e tij me procesin kundër Millosheviqit në Hagë.
"Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron gjykim të paanshëm, ta kuptojë të vërtetën e plotë, ndërsa Saddami të ketë gjykim të drejtë, zgjidhja është jashtë Irakut", ka thënë ajo.
"Asnjë dëshmitar i rëndësishëm nuk do të pranonte të dëshmojë kundër Millosheviqit në Beograd. E njëjta do të ndodhte me Saddam Husseinin në Bagdad", ka thënë del Ponte.
XS
SM
MD
LG