Ndërlidhjet

PRAGË


Shumë liderë borëtor kanë reaguar lidhur me dramën e personave të rrëmbyer në Beslan të Rusisë. Presidenti amerikan, George Bush ka dënuar aktin e rrëmbimit dhe e ka cilësuar si "edhe një përkujtim të hidhur" të taktikës së terroristëve. Përfundimin e përgjakshëm të krizës në shkollën e Beslanit në Rusi, liderët evropianë e kanë vlerësuar si "një tragjedi të thellë njerëzore" dhe kanë kërkuar shpjegim nga Rusia se si ka mundur të ndodhë e tërë kjo. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se ishte "i tmerruar" nga dhuna. Kryeministri i Polonisë, Marek Belka tha se ishte "i tronditur" nga sulmi i forcave të sigurisë së Rusisë në shkollë.
XS
SM
MD
LG