Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sipas një hulumtimi të opinionit të realizuar nga revista Time, presidenti George Bush ka përkrahjen e 52% të të anketuarve, ndërsa kandidati demokrat për president, John Kerry gëzon mbështetjen e 41% të të anketuarve. Është kjo hera e parë gjatë muajve të fundit që zoti Bush avancon bindshëm ndaj senatorit Kerry. Kjo shpjegohet me mbajtjen e Konventës Kombëtare të republikanëve, në të cilën zoti Bush pranoi kandidimin zyrtar për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Para konventës së republikanëve, George Bush avanconte ndaj zotit Kerry me 46:44% të të anketuarve.
XS
SM
MD
LG