Ndërlidhjet

BESLAN, RUSI


Zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë, Sergej Fridinski sot ka shpallur të dhënat më të reja lidhur me krizën e pengjeve në qytetin Beslan.
- Si rezultat i aktit terrorist, 322 persona kanë vdekur, 155 prej tyre fëmijë. Mendojmë se nunmri i të vrarëve do të rritet, por me gjasë jo aq shumë", ka thënë zoti Fridinsky. Ai mëtutje ka thënë se janë gjetur trupat e 26 militantëve, që pa dyshim, kishin marrë pjesë në sulmin terrorist. Sipas tij, ende po zhvillohen hetime për identitetin e tyre. Sot në Beslan ishte edhe presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, i cili i vizitoi personat e lënduar në përleshjet e djeshme ndërmjet rrëmbyesve të armatosur, që dyshohej se janë çeçenë, dhe forcave ruse të sigurisë. Pos, tjerash, rrëmbyesit kishin kërkuar pavarësi për Çeçeninë. Duke folur lidhur me këtë zhvillim, zoti Putin, pos tjerash, tha:
-Natyrisht, ne i shqyrtuam të gjitha mënyrat e mundshme të aksionit, por përdorimi i forcës nuk ishte i planifikuar. Ngjarjet u zhvilluan shumë shpejtë dhe në mënyrë të papritur. Forcat speciale treguan guxim.
XS
SM
MD
LG