Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sipas një hulumtimi të opinionit të realizuar nga revista Time, presidenti George Bush ka përkrahjen e 52% të të anketuarve, ndërsa kandidati Demokrat për president, John Kerry gëzon mbështetjen e 41% të të anketuarve. Është kjo hera e parë gjatë muajve të fundit që zoti Bush avancon bindshëm ndaj senatorit Kerry. Kjo shpjegohet me mbajtjen e Konventës Kombëtare të republikanëve, në të cilën zoti Bush pranoi kandidimin zyrtar për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Para konventës së republikanëve, George Bush avanconte ndaj zotit Kerry me 46 ndaj 44% të të anketuarve.
XS
SM
MD
LG