Ndërlidhjet

ATHINË


Sëpaku një shqiptar ka vdekur, ndërsa shtatë veta janë plagosur në përleshjet që kanë shpërthyer në Athinë dhe qytetet tjera të Greqisë pas takimit të mbrëmshëm të futbollit Shqipëri – Greqi. Agjencitë perendimore bëjnë të ditur se në ishullin Zakintos, një grek 22 - vjeçar (Kladis Xifitas) ka sulmuar tre shqiptarë me thikë, duke lënë një të vdekur dhe dy të plagosur. Ai më vonë është arrestuar nga policia. Në Athinë, janë plagosur 4 shqiptarë dhe një grek gjatë përleshjeve nëpër rrugët e këtij qyteti. Të gjithë ata janë shtruar në spitalet e Athinës.
Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur për përleshje tjera në Selanik dhe gjetiu gjatë natës ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve që kishin dalur për të festuar fitoren e kombëtares së Shqipërisë ndaj Greqisë.
Në Athinë policia ka përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë qindra shqiptarë që po festonin fitoren.
Qeveria greke ka lëshuar një kumtesë me të cilën ka dënuar dhunën.
"Qeveria pa ekuivoke dënon aktet e dhunës që pasuan takimin e mbrëmshëm", ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke Theodoros Roussopoulos.
Ai ka shtuar se aktet e dhunës janë të huaja për frymën sportive.
XS
SM
MD
LG