Ndërlidhjet

BESLAN


Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar ndrrime drastike të taktikës së forcave të sigurisë në luftën kundër terrorit, pas krizës së pengjeve në Osetinë Veriore.
Në një fjalim televiziv presidenti Putin tha se forcat e sigurisë kanë treguar dobësi.
Sipas të dhënave të fundit në këtë krizë u vranë 338 persona, prej tyre 155 fëmijë, ndërsa u plagosën rreth 700 të tjerë.
Është thënë se këto shifra mund të shënojnë rritje.
Dita e hënë dhe e martë në Rusi është shpallur ditë zie.
XS
SM
MD
LG