Ndërlidhjet

BESLAN


Flamujt në gjithë Rusinë kanë zbritur në gjysëm shtizë, ndërsa vendi e filloi ditën e parë të zisë për viktimat e shkollës në Osetinë veriore.
Dje familjet filluan t'i varrosin të afërmit e tyre në Beslan.
Të dhënat e fundit flasin për 338 të vrarë në krizën 3-ditëshe, shumica e tyre fëmijë.
Më shumë se 400 njerëz janë shtrirë në spital, ndërsa për fatin e rreth 200 të tjerëve ende asgjë nuk dihet.
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua se do ta rritë sigurinë, dhe tha se forcat ruse të sigurisë duhet ta rishikojnë qasjen e tyre për t'ia dalë mbanë me situatat e tilla emergjente.
Ministri i Brendshëm i Osetisë Veriore Kazbak Dzantiyev dje ofroi dorëheqje, e cila nuk u pranua.
XS
SM
MD
LG