Ndërlidhjet

BAGDAD


Rreth 500 irakienë të dyshuar për ndërlidhje me grupet e kryengritësve janë arrestuar në një operacion të madh të policisë irakiene, të mbështetur nga forcat amerikane, në qytetin Latifiya, në jug të Bagdadit.
Zyrtarët thanë se në operacionin ku u vranë 12 policë irakienë, u sekuestrua sasi e madhe e armëve.
Në zhvillimet tjera, dy ushtarë amerikanë u vranë ndërsa 16 u plagosën nga sulmi me mortajë në bazën amerikane në Balad, në veri të Bagdadit.
Ndërkohë, vazhdojnë të kryhen testet e ADN-së për të vërtetuar nëse ish bashkëpunëtori i ngushtë i Saddam Husseinit Izzat Ibrahim al-Douri është personi i arrestuar në qytetin Tikrit.
Al-Douri është zyrtari më i lartë irakien, i cili ende është në kërkim.
XS
SM
MD
LG