Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli ka filluar ta ndërtojë pjesën e re të barrierës së sigurisë në jugperëndim të Hebronit, qendrës kryesore palestineze në Bregun Perëndimor.
Ndërtimi filloi vetëm disa ditë pasi sulmuesit vetëvrasës nga Hebroni kaluan në Izrael dhe i hodhën në erë dy autobuzë në qytetin Beersheba, duke lënë 16 të vrarë.
Ndërkohë, nga Rusia njoftohet se ministri i jashtëm Sergei Lavrov, sot do të udhëtojë në Jerusalem për bisedime me zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Ariel Sharon.
Bëhet e ditur se bisedimet do të fokusohen në përpjekjet globale për luftimin e terrorizmit.
XS
SM
MD
LG